Një burrë 61-vjeçar ka abuzuar seksualisht me vajzën e partneres së tij, në atë kohë mes viteve 2004 dhe 2010. Sulmet filluan në dhomën e fëmijëve kur vajza ishte tetë apo nëntë vjeç.

Marketing

Aktgjykimi thotë se ai e ka prekur vajzën ndër të tjera në zonën intime dhe në gjoks. Ajo kishte tentuar të vetmbrohej mirëpo ai është përpjekur ta bënte vajzën të besonte se “prekja është diçka e bukur dhe se ajo nuk duhet të mërzitet për këtë, shkruan 20min.

Hetuesit zbuluan gjithashtu pornografi në kompjuterin e sekuestruar të personit në fjalë. Janë gjetur një video dhe më shumë se 50 imazhe të pornografisë së fëmijëve, por edhe imazhe dhe video të pornografisë virtuale të fëmijëve, akteve seksuale me kafshë dhe pamjeve të pornografisë së dhunshme.

Gjykata penale e shpalli burrin fajtor për akte të shumta seksuale me fëmijë, sulme të shumta seksuale dhe pornografi të shumta. Përveç dënimit me burg prej tre vjet e nëntë muaj, i dënuari dënohet edhe me gjobë prej 21.000 CHF. Për më tepër, burrit urdhërohet “ndalimi i përjetshëm i çdo veprimtarie profesionale dhe të organizuar joprofesionale që përfshin kontakte të rregullta me të mitur”, thuhet në vendim.

Aktgjykimi nuk është ende i formës së prerë, është paraqitur ankesë. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing