Një helikopter i cili është nisur në orën 9:20 të mëngjesit nga Ishujt Tremiti ka humbur kontaktet me radio në zonën Apricena në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se në bordin e tij ndodheshin 7 persona, dy prej të cilëve ishin fëmijë.

Marketing

Ekipet e shpëtimit por kryeojnë kërkimet për një helikopter A109 që mbante pesë pasagjerë, përfshirë dy fëmijë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Kërkimi është i përqendruar midis tokës dhe detit në zonën midis San Severo, Apricena dhe Rignano Garganico, në zonën e Foggia-s.

Po kështu edhe zjarrfikësit me ekuipazhe tokësore dhe një helikopter nga komanda Pescara janë të angazhuar në kërkime./A2CNN

Marketing