Prej, 1 Qershor 2022, filmi “Zgjoi-Hive” do të fillojë të shfaqet në 41 kinema në vende të ndryshme në Francë.

Marketing

Në Paris do të jetë në tri kinema:UGC Ciné Cité Les Halles, Espace Saint Michel and Cinéma des Cinéastes, Dy kinema në periferi të Parisit: Méliès (Montreuil) dhe Espace Landowski (Boulogne Billancourt).

Këtë e ka bërë të ditur aktorja Yllka Gashi në një postim në rrjetin social facebook, shkruan Albora.ch

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Prej nesër , 1 Qershor 2022, filmi ynë “Zgjoi-Hive” do të filloi të shfaqet në 41 kinema në vende të ndryshme në Francë!

Në Paris do të jetë në tri kinema:

UGC Ciné Cité Les Halles,

Espace Saint Michel and

Cinéma des Cinéastes,

Dy kinema në periferi të Parisit: Méliès (Montreuil) dhe Espace Landoëski (Boulogne Billancourt).

Shpërndajeni lajmin mes familjarëve e miqëve që jetojnë në Francë dhe kanë dëshirë ta shohin filmin!

Merci!, ka shkruar ajo, transmeton Albora.ch

Marketing