Marketing

Zvicra i ka dhënë Moldavisë një shtesë prej 2 milionë CHF (2 milionë dollarë) për të ndihmuar vendin e Evropës Lindore që të përballet me një valë refugjatësh nga Ukraina fqinje.

Presidenti zviceran, Ignazio Cassis tha se Zvicra do të “reagojë në mënyrë pragmatike dhe joburokratike ndaj sfidave kryesore aktuale” me të cilat përballet Moldavia derisa lufta në Ukrainë po vazhdon, transmeton albora.ch.

Zvicra ka ndarë një të katërtën e buxhetit të saj të ndihmës humanitare 80 milionë CHF për të ndihmuar vendet afër Ukrainës të strehojnë refugjatë. Më shumë se 3.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina për t’i shpëtuar forcave pushtuese ruse.

Një njësi Zvicerane e Ndihmës Humanitare me 14 persona, duke përfshirë një pediatër, infermiere dhe mami, janë vendosur në Moldavi që nga 7 marsi.

Të martën, Cassis përfundoi një vizitë dy-ditore në Poloni dhe Moldavi për të vlerësuar situatën e refugjatëve./albora.ch/

Marketing