Zbulohet një rast i kontrabandës së drogës nga Shqipëria në Finlandë me postë nëpërmjet Spanjës.

Marketing

Droga është trafikuar nga një bandë e quajtur Mantaqa, anëtarët e së cilës kryesisht janë finlandezë, por ka edhe shqiptarë të përfshirë.

Midis janarit dhe shkurtit grupi kishte dërguar rreth 70 kilogramë marijuane në Finlandë. Droga kishte një vlerë rreth 700 mijë euro, transmeton albora.ch.

Policia deri më tani ka sekuestruar rreth 13 kilogramë lëndë narkotike kontrabandë, ndërsa nga grupi përdorej një shqiptar që merrte pakot me marihuanë nga posta duke përdorur një identitet të rremë.

4 të dyshuarit kryesorë ja në të lindur në vitet 1993, 1995, 1996 dhe 1997. Ndërsa dyshohet edhe për pese persona të tjerë, për të cilët vijon hetimi./albora.ch/

Marketing