Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave të votuar sot nga Parlamenti Evropian. Von Cramon në një postim me video në Twitter, ka thënë se udhëtimi i lirë është i shumë merituar dhe i shumëpritur.

Marketing

“Të dashur qytetarë të Kosovës, urime. Më në fund kemi votimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, për ju. Ju desh të prisnit kaq gjatë, ishte kaq e padrejtë, nuk arsyetohet, i kishit plotësuar të gjitha kriteret, por megjithatë më në fund ia dolëm tani. Tani mund të shkoni në Gjermani, mund të shkoni në Austri, mund të vizitoni të afërmit dhe miqtë tuaj atje, kjo më gëzon mua, dhe kjo do t’ju bëjë juve edhe më të lumtur. Urime! U krye”, theksoi ajo.

Parlamenti Evropian ka miratuar sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Miratimi është bërë pa votim, pasi nuk ka pasur asnjë kundërshtim.

Marketing