Një mërgimtarit nga Zvicra i është vjedhur një çantë në makinë në qytetin e Gjilanit nga një person me kapelë i cili më pas është larguar me veturën e tij, shkruan albora.ch.

Marketing

Në videon që e ka siguruar albora.ch, shihet hajduti që e thyen dritaren dhe merr një çantë në të cilën kishte para, dokumente dhe gjëra tjera të vlefshme.

Vjedhja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së mërgimtarit, emër i njohur për redaksinë.  

Megjithatë, grabitësi ende nuk është identifikuar nga organet e rendit. /albora.ch/

Marketing