Një vajzë 22-vjeçare është goditur nga një veturë me targa zvicerane në Piazza San Francesco në Itali të shtunën rreth orës 16:00.

Marketing

Vajza përplaset për toke pas goditjes dhe vetura largohet nga vendi i ngjarjes, raporton Blick – transmeton Albora.ch.

Bëhet e ditur se viktima është dërguar në spital nga kalimtarët e rastit që panë të gjithë ngjarjen dhe fatmirësisht ajo ka shpëtuar pa lëndime të rënda.

Ndërkohë Policia ishte vënë në ndjekje të automjetit që shkaktoi aksidentin dhe kishte arritur që ta kapë atë në bord.

Sipas Policisë, personat që gjendeshin brenda makines me targa të Zvicrës, jo vetëm që kanë ikur nga vendi ku shkaktuan aksidentin, por ata madje u përpoqën që ta kalonin me nxitim Zenna Pass dhe rrjedhimisht kufirin zviceran.

Sipas një raportimi të “Tio”, makina ishte me targa Ticino dhe shoferi është identifikuar.
Ai përballet me një akuzë për goditje dhe arratisje.

Marketing