Marketing

Për herë të parë në Suedi do të shijohet vera e Kosovës.

Lansimin e bëri Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm.

Ambasadorja, Shkëndije Geci Sherifi, as në këtë organizim nuk e kaloi pa e përmendur luftën në Ukrainë, duke thënë se askush nuk mund të bashkëndjejë më shumë me popullin e Ukrainës, se sa ai i Kosovës, i cili në një të kaluar jo të largët, ka përjetuar terror të ngjashëm.  

Më pas ajo bëri një prezantim rreth mundësive për investime në Kosovë.

Programi u pasua nga fjala e përfaqësuses së Stone Castle, Teuta Kurshumlija. Mysafirëve iu drejtua me një fjalim mbresëlenës edhe drejtoresha ekzekutive e Dardania Wine, Valbona Shala.

Programi kulmoi me performancën fantastike të Trios muzikore: Pia Ternström, Johanna Halvardsson, udhëhequr nga Rudina Hatipi.

E veçanta e kësaj performance muzikore-teatrale ishte se një pjesë e saj u këndua edhe në gjuhën shqipe. /albora.ch/

Marketing