Një shtetas 34 vjeçar i Kosovës, i cili kishte ikur pasi qe kontrolluar nga policia, ishte goditur nga një makinë dhe ka pësuar plagë të rënda. Ai ka vdekur, në spital nga plagët e rënda.

Policia e kantonit Aargau ka mundur të identifikojë viktimën e aksidentit si një kosovar 34 vjeçar pa vendbanim të përhershëm në Zvicër, transmeton albora.ch.

Marketing

Arrestimi i tij u regjistrua në shpalljen e kërkimit dhe i ishte ndaluar hyrja në vend.

Gjysmë ore para aksidentit, 34-vjeçari kishte tërhequr vëmendjen negative në një pikë karburanti aty pranë për shkak të një debati. Kur mbërriti policia, burri u largua me vrap dhe fillimisht u zhduk. Sipas gjetjeve fillestare, ai ndërkohë kishte telefonuar dikë për ta marrë./albora.ch/

Marketing