Komisioneri europian Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka falenderuar liderin e opozitës bullgare Boyko Borissov për shprehjen e gatishmërisë për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Varhelyi theksoi se Bashkimi Evropian është në pritje të qeverisë bullgare, për t’i propozuar parlamentit zhbllokimin e këtij procesi.

“Falenderojmë liderin e opozitës Boyko Borissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave, bazuar në propozimin që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, shkruan komisioneri në Twitter.

Borisov i ka kërkuar kryeministrit bullgar Krill Petkov që të sjellë propozimin për t’i hapur rrugën hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përkujton euronews.al.

Ai është shprehur se 59 deputetët e tij do të votojnë pro.

Foto: Arkiv

Marketing