Pas heqjes së të gjitha kufizimeve tash e sa kohë dhe sjelljes së shlirshme të qytetarëve, duket se po rikthehen masat kufizuese të Covid-19-ës.

Marketing

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë thirrje që të barten maskat edhe në ambiente të mbyllura dhe që qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19.

Në një njoftim të lëshuar thuhet se kjo vjen pasi Kosova ka shënuar rritje të rasteve të reja të COVID-19.

“Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”.

“MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksinohen kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Foto: Albora.ch

Marketing