Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi e ka konsideruar historike liberalizimin e vizave për Kosovën.

Marketing

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Varhelyi thotë se vendimi i Parlamentit Evropian është një sukses i madh.

“Sot arritëm një moment historik të rëndësishëm pasi sapo u miratua vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në Parlamentin Evropian. Sukses i madh! Urime!”, shkroi Varhelyi në Twitter.

Parlamenti Evropian këtë të martë i ka thënë po liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Anëtarët e Parlamentit Evropian votuan pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe me 19 prill pritet të jetë ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor.

Marketing