Coronavirus Covid 19 Drug Capsules

Rreth një milion njerëz në Zvicër do të infektohen me Covid-19 në javët e ardhshme, sipas Tanja Stadler, një biostatisticiane në ETH Cyrih. me çfarë po përballemi?

Marketing

Cila është situata aktuale? 33,108 infeksione të reja me Sars-CoV-2 janë raportuar që nga java e kaluar. Mesatarja lëvizëse 7-ditore është 4496, 34 për qind më shumë se një javë më parë. 848 persona aktualisht po trajtohen në spital për një infeksion Covid 19, 42 për qind më shumë se një javë më parë. Aktualisht në repartet e terapisë intensive po trajtohen 48 pacientë me Covid 19, që është 60 për qind më shumë. 14 persona kanë vdekur, shkruan srf përcjell Albora.ch

Tanja Stadler vlerëson se numri i rasteve të paraportuara është shumë i lartë – ndoshta ka pesë herë më shumë infeksione sesa raportohen zyrtarisht. Sipas BAG, nuk ka asnjë indikacion deri më tani që variantet e reja shkaktojnë përparim më të rëndë të sëmundjes sesa nënvariantet e mëparshme të omicron.

Marketing