Fatjona nga Gjilani sensazacioni i rrjeteve sociale, numëron me mijëra e mijëra followersa në Instgram e Tik-Tok! Ani pse qëllimi i saj nuk ishte të bëhej e famshme, sot ajo njihet nga të gjithë.

Marketing

Ajo jeton nga paraqitjet dhe reklamat që i bën në rrjete sociale. Fatjona Muji në emisionin  “Fol Shqip Show” tregoi se më këtë çështje ka filluar të merret qysh në vitin 2016 edhe se nuk e ka menduar se do të mund të bëhej kaq e ndjekur. Ajo thotë se followersate e saj i ka real, dhe nuk di për të tjerët nëse i blejnë followersat.

Fatjona Muji

“Para dy viteve më thonin të gjithë a je ti Fatjona e Instagramit e tani më thonë e je Fatjona e Tik-Tokut” Vajza e bukur nga Kosova por që jetën e vepron në Zvicër tregon se fotot apo videot i bënë për gjithçka dhe që nuk ka video të zhveshura. “Punoj me një online shop dhe kjo është duke më shkuar mirë.

Aktualisht jetoj nga insgrami e tik-toku dhe prej reklamimit që iu bëjë atyre që më kontaktojnë,  nga firma apo dyqane të ndryshme. Por gjithmonë e zgjedhi atë që më përshtatet sepse nuk e bëjë gjithmonë për para.

Komentet në rrjete sociale nuk i kam aq shumë negative edhe pse nganjeherë më shkruajnë dhe nuk ndihem mire, por edhe qeshem shumë me ato komente” ka thënë Muji në emisionin më të ndejkur për diasporë “Fol Shqip Show” 27 vjecarja me pamje tepër të bukur, është vajzë e sinqertë dhe mbi të gjitha është e dashur dhe këtë e kanë parë gjithë atë që e ndjekin në rrjete sociale.

“Gjilanin e kam zemër, dhe kam dëshirë të shkoj shumë atje por nuk mundem të rrijë shumë gjatë. Deri në 10 storie në ditë i bëjë dhe nuk përgatitëm edhe shumë por në rast kur i kam reklamat normalisht më shumë dua të dukem më bukur.

 Të gjitha i bëjë vetë : videot, prerjen e videove, veshjet e të gjitha të tjerat” ka treguar Fatjona.

Mesazhi nga Fatjona:

Faleminderit të gjithevë që më përcjellni, vazhdoni të jeni vetëvetja.

Për të gjithë ata që duan ta ndejkin në rrjete sociale Fatjonen kjo është adresa e saj: _fat.jona

Shikojeni paraqitjen e Fatjones në “Fol Shqip Show”

https://www.facebook.com/albora.ch/videos/5081544985286429
Marketing