Një i ri (18) sulmoi papritmas kolegët e tij të punës me sëpatë dhe plagosi rëndë njërin prej tyre.

Marketing

Siç raporton policia, praktikanti 18-vjeçar nga Dorsten vinte rregullisht në punën e tij, shkruajnë mediat gjermane, raporton Albora.ch.

Fisnik H, punonte si shitës makinash në Raesfeld (rrethi Borken).

 Pak kohë më vonë ai papritmas kishte sëpatën në dorë dhe me të sulmoi kolegët e tij.

Sulmuesi ka goditur me sëpatë në shpinë një 33-vjeçar, por për fat viktima e ka shmangur goditjen e dytë. Më pas shqiptari u çarmatos nga disa kolegë të tjerë.

Kur mbërriti policia, burri u arrestua pa rezistencë.

“Hetimi mbi sfondin e krimit është ende në fillimet e tij”, tha kreu i skuadrës së vrasjeve, Thomas Götze.

Sipas policisë dhe prokurorisë publike, viktima nuk është në rrezik për jetën.

Marketing