Një vajzë 5-vjeçare raportohet të jetë rrëmbyer nga persona të panjohur në rajonin e Katanias në Itali. Sipas denoncimit të nënës në policinë e Mascalucia, fëmija u rrëmbye nga tre persona të armatosur dhe me kapuç, ndërsa ajo ishte më të në makinë.

Marketing

Lajmi për rrëmbimin e fëmijës u konfirmua nga prokurori i Katanias i cili hapi një hetim duke deleguar hetimet tek karabinierët.

Të dhënat, të shoqëruara me informacione të përgjithshme dhe një foto të vogëlushes së rrëmbyer, qarkullojnë në rrjetet sociale dhe janë bërë virale, pasi një ngjarje e tij nuk shënohej prej kohësh në Itali.

Në postim thuhet se “vajza është rrëmbyer rreth orës në zonën e Piano Tremestieri dhe se autorët e mundshëm janë tre persona me kapuç që udhëtojnë me një makinë”, të cilës nuk i dihet modeli, ngjyra dhe targa.

Hetuesit përjashtojnë mundësitë që rrëmbimi të jetë vepër e krimit të organizuar, as i lidhur me një kërkesë për shpërblim pasi familja nuk ka probleme ekonomike, por as nuk ka disponueshmëri të mjaftueshme për të justifikuar një rrëmbim për zhvatje./A2CNN

Marketing