Një person ka humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur, për shkak se një tren pasagjerësh doli nga shinat në Holandë, raportojnë mediat lokale.

Marketing

Personali i shpëtimit ka arritur të evakuoi pasagjerët, pasi për shkak të përplasjes treni u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në qytetine Voorschoten, një fshat midis Hagës dhe Amsterdamit.

Rreth 60 persona ka qenë në tren, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit.

Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e urgjencës, ambulancat dhe një helikopter i traumës, ndërsa trenat për dhe nga Leiden u pezulluan.

“Dëgjuam një zhurmë të fortë dhe papritmas dritat u fikën,” u tha një pasagjer gazetarëve lokalë nga lajmet e televizionit Omroep Ëest. “Fillimisht nuk mundëm të dilnim nga treni sepse nuk kishte energji elektrike”, tha burri, i cili dukej se ishte në gjendje shoku.

Marketing