Një 22-vjeçare shqiptare bashkë me tre fëmijët e saj kanë humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme në Itali.

Marketing

Viktimë kanë mbetur e reja, djali i saj 2 vjeç dhe dy fëmijë të mitur të moshës 8 dhe 12-vjeç. Ndërsa i plagosur ka mbetur bashkëshorti i 22-vjeçares, i cili ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Të tjera media shkruajnë se dy fëmijët e tjerë, 8-vjeçari dhe 12-vjeçari që ndërruan jetë, ishin vëllezërit e 22-vjeçares.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të dielës në rrugën Via Emilia. Makina tip Fiat Stilo raportohet se është përplasur me një shtëpitë pabanuar.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit tragjik, ndërsa nga pamjet në vendngjarje shihet që makina është shkatërruar plotësisht.

Marketing