Ju njoftojmë se Caritasi Zviceran në Kosovë mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në Kosovë dhe Qeveria Principatë e Lihtenshtajnit ka lansuar thirrjen për Aplikim: Projektet Investuese të Diasporës.

Marketing

Qëllimi i kësaj thirrjeje është nxitja e partneriteteve biznesore midis bizneseve apo investitorëve nga diaspora dhe biznese vendore ose promovimi i themelimit të përfaqësive të kompanive të diasporës në nivel vendi.

Në mënyrë që partneritetet biznesore të përfitojnë nga granti, duhet të plotësohen kriteret e mëposhtme të kualifikimit për të qenë të pranueshme:

– Së paku 50% e financimit duhet të sigurohet nga investitori i diasporës, së bashku me partnerin vendor të biznesit privat.

– CACH ofron grante deri në maksimalisht 50% të kostos së projektit.

– CACH ofron grante ndërmjet EUR 20.000 dhe 53.000 – Financimi nga palët e treta nga komunat vendore ose subjektet tjera vlerësohet dhe pranohet nën masën prej 50% të kontributit të vet aplikantit.

Aksionet e diasporës duhet të jenë së paku 30% të buxhetit të përgjithshëm.Shuma e përgjithshme e kësaj thirrje për propozime është 265,000.00 €. Do të konsiderohet shpërndarja e balancuar në rajone zhvillimore.

Aplikanti merr iniciativën për të angazhuar dhe zyrtarizuar partneritetin biznesorë, dhe për të dorëzuar projekt propozimin pranë CACH duke respektuar udhëzimet e prezantuara në këtë dokument. Është e detyrueshme që aplikacioni të përbëhet prej marrëveshjes së partneritetit midis biznesit vendor dhe të një biznesi nga diaspora, ose vërtetimi i themelimit të një përfaqësie lokale në vend. Anekset e aplikacionit mund të gjenden në vegëzën e mëposhtme:https://drive.google.com/…/1hV9UXD141wVFKQsCReXL3U…

Sipas programit, CACH mund të mbështesë gjithashtu studimet e fizibilitetit, në rast se integrohen në propozim.Bashkëfinancimi nga komunat inkurajohet, dhe duhet të dokumentohet me një shkresë të zotimit ose me ndonjë kontratë të bashkëfinancimit.Të interesuarit për aplikim mundë t’i drejtojnë pyetjet e tyre me shkrim në email adresën: [email protected] dhe në CC ta vendosin [email protected]

May be an image of one or more people and text

Marketing