Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takime me aktivistë të AAK-së në Strasburg të Francës dhe në Ludwigsburg të Gjermanisë.

Marketing

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se ka bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë, si mekanizëm shtesë për më shumë siguri në vend.

Tutje, i pari i AAK-së ka thënë se ai i ka falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre në të gjitha kohërat dhe që i ka siguruar ata për mbështetjen e plotë në procesin zgjedhor brenda partisë.

“Kam bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës, si mekanizëm shtesë për më shumë siguri në vend, duke falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre në të gjitha kohërat.I sigurova për mbështetjen time të plotë në procesin zgjedhor brenda partisë, duke uruar sukses për të gjithë ata që marrin pjesë në garën zgjedhore”, thuhet ndër të tjera në postim./albora.ch/

Marketing