Venecia lundron mbi ujë, por tashmë është rritur problem i furnizimit të familjeve me të.

Marketing

Si zgjidhje është hedhur ideja për të shkripëzuar ujin e detit përmes impianteve të posaçme, çka pretendohet se do ti jepte një zgjidhje përfundimtare. 

Projektin e ka pranuar presidenti i rajonit të Venetos Luca Zaia i cili e konsideron detin si një burim të madh.

Madje ai shton se janë 183 shtete që e kanë zgjedhur këtë mënyrë për furnizimin me ujë jo vetëm të banorëve

“E kanë aplikuar qytete si Dubai, ku ka kopshte, palma dhe gjithçka e mbështetur te shkripëzimi, shprehur Zaia për mediat italiane. Madje duke iu referuar lindjes së mesme ai shprehet se 47 për qind e ujit sigurohet prej këtyre impianteve por nuk mungojnë as rastet si Spanja kur në vitin 2021 numëroheshin 765 impiante.

Megjithatë një strategji e tillë për të shuar thatësirën kërkon kohë për tu konkretizuar kjo jo vetëm për burokracitë.

Presidenti i rajonit shprehet se duhet parë se sa do të kushtoj një veprim i tillë pasi të transformosh ujin e detit në të ëmbël kërkon kohë.

Por, ai shton dhe mundësinë e realizimit përmes energjisë së rinovueshme që mund të mbaj në këmbë një sistem të tillë.

Por edhe pse mbetet ende një mundësi, apeli i autoriteteve për qytetarët mbetet ai për të kursyer sa më shumë ujë, dhe për lutjet që të bjerë shi.

Marketing