Një tërmet i fuqishëm e ka goditur rajonin jugor të Italisë, Molise, mbrëmjen e së martës.

Marketing

Një raport fillestar nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se ishte një tërmet me magnitudë 5.4 Rihter, por Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) e vlerësoi atë në 4.6 Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte në Montagano, pranë qytetit të Campobasso, dhe ndodhi në një thellësi prej rreth 23 kilometra.

Brigada e Zjarrfikësve të Italisë shkroi në Twitter se asnjë kërkesë shpëtimi nuk ishte dërguar dhe asnjë dëm nuk dihet se ka ndodhur deri tani, shkruan Reuters,

Marketing