Pas përfundimit të luftës shumë familje kosovare të cilat kanë migruar në vendet e Evropës, si në Zvicër, Gjermani, Austri, Angli, etj., u patën kthyer në atdhe me shpresën që në Kosovën e lirë gjithçka do të shkojë në rregull, shkruan Albora.ch.

Marketing

Por, pas 24 viteve nga përfundimi i luftës shumë të rinj po e marrin rrugën për t`u larguar nga atdheu me shpresë për një jetë më të mirë.

E shumë të tjerë e ëndërrojnë të largohen nga vendi për shkak të kushteve të vështira ekonomike, apo edhe për të vazhduar shkollimin.

I tillë është rasti i një të riut nga Prizreni i cili para 3 jave e ka marr rrugën e migrimit. 25 vjeçari ka përfunduar studimet e larta, por asnjëherë nuk kishte mundur të gjej punë në profesionin e tij.

Ai për vite ma radhë kishte punuar si kamerier në disa kafene e restorante në qytetin e tij të lindjes.

“E kam përfunduar fakultetin me shpresë që do të gjej punë, kjo nuk ndodhi asnjëherë. Edhe gjatë kohës së studimeve kam punuar që të vetëfinancohem, edhe pasi e kam përfunduar fakultetin kam vazhduar të bëj punën e kamerierit”, ka thënë 25 vjeçari.  

Ai ka treguar për Albora.ch se e kishte menduar shpesh herë opsionin për t`u larguar nga vendi.

“Shumë herë kam dashtë me dalë jashtë, por nuk kam dashur që të largohem në mënyrë ilegale. Fatmirësisht, e gjeta një lidhje nga disa miq të familjes, ata më ndihmuan që ta gjej një punë dhe një kontratë për të shkuar në Gjermani”, ka rrëfyer i riu i cili ka dashur që të mbesë anonim.

Mos ik”

Largimin nga vendi më së miri e demonstron ekspozita e hapur të hënën nga artisti Eroll Murati.

Ai në qendër të Prishtinës, më saktësisht para Teatrit Kombëtar në Prishtinë ka hapur ekspozitën personale “Mos ik”.

Portret-skulptura krijuar nga Murati

Portret-skulptura krijuar nga Murati është e gjatë gjashtë metëra, e cila ta jep përshtypjen e një personit që po del nga toka me shpejtësi për të fluturuar nga vendi.

Murati përmes këtij instilacioni i ka bërë thirrje të rinjve që të mos e lëshojnë vendin.

“Mos ik” është mesazhi dhe koncepti multimedial, i konceptuar figurativisht në ambient të hapur dhe dimensione monumentale.

Artisti Murati është i preokupuar nga realiteti i krijuar në vend, i cili provokon përmes mesazhit të tij që të rinjtë të mos ikin nga vendi.  

Statistikat e largimit nga vendi

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë vitit 2021 janë larguar nga Kosova mbi 42.000 banorë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës

Sa i përket papunësisë në Kosovë, po të njëjtit vit shkalla e papunësisë ishte 20,7%

Ndërkaq, grup moshat më të prekura nga pa punësia janë 15-24 vjeç, që i bie rreth 40 për qind.

Marketing