Suedia u është bashkuar shteteve të tjera evropiane, duke bërë të ditur se do të heqë masat kundër coronavirusit.
Kryeministri Magdalena Anderson ka thënë se është koha që Suedia të hapet përsëri nga 9 shkurti.
Në mesin e masave dhe rekomandimeve që do të hiqen, përfshijnë lejimin e ngrënies në restorante pa kufizuar numrin e qytetarëve, ose çfarë hapësire mund të përdoret.
Janë hequr edhe kufizimet e orarit të punës.
Kërkesat për certifikata vaksinimi dhe mbajtja e maskës në transport publik do të shfuqizohen, si dhe rekomandimi për kufizimin e kontakteve sociale.
Të martën, Danimarka fqinje u bë flamurtare në mesin e shteteve të Bashkimit Evropian që vendosi për heqjen e shumicës së masave.
Disa orë më vonë, Norvegjia shfuqizoi ndalesën për shërbimin e alkoolit pas orës njëmbëdhjetë të natës dhe atë që nuk lejonte mbledhjen e më shumë se dhjetë personave në një vend.
Kryeministrja suedeze ka thënë se pandemia ende nuk ka përfunduar, porse ka hyrë në një fazë krejtësisht të re.
Edhe Suedia, sikurse Danimarka, ka arsyetuar vendimin me rënien e numrit të personave të shtruar në spital, pavarësisht ngritjes së rasteve me Omicron.