Për shkak të shiut të dendur dhe stuhisë në shumë pjesë të Kroacisë ka pasur dëme të shumta materiale, ndërsa Gorski Kotar po përgatitet edhe për mbrojtjen nga vërshimet, raportojnë sot mediat kroate.

Marketing

Për shkak të reshjeve që vazhdojnë të bien në rrjedhën e sipërme të Kupës, ka pasur një rritje të menjëhershme të nivelit të ujit, ndaj janë marrë masa për mbrojtjen nga përmbytjet me tendencë të mëtejshme rritjeje, njofton Instituti Shtetëror Hidrometeorologjik.

Administrata e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se komunikacioni është ndërprerë në rrugën e qarkut 5033 Brod në Kupi-Gasparcë për shkak të derdhjes së ujit dhe rrëshqitjeve të dheut.

Marketing