Drin Çeku një student nga Kosova kishte bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në ceremoninë e diplomimit në Universitetin e Lichtensteinit në Zvicër.

Marketing

25 vjeçari nuk ishte veshur si gjithë të tjerët por në kokë mbante plisin dhe me veshje kombëtare shqiptare.

Në një intervistë ekskluzive për Albora.ch, Drini ka treguar se ka një lidhje të ngushtë me Kosovën dhe me këtë paraqitje ai ka dërguar mesazh tek të tjerët, pasi që veshja jonë kombëtare, bie dukshëm në sy nga veshjet normale. Ai ka treguar detaje nga jeta dhe studimet në Zvicër dhe ëndrra e tij që të kthehet në vendlindje dhe kontributin e tij ta jap në Kosovë.

Drin Çeku

Albora.ch: Na tregoni më shumë për vetën tuaj, që sa kohë jetoni në Zvicër?

Drin Çeku: Unë quhem Drin Çeku, jam 25 vjeç dhe jetoj në Zvicër. Unë jam me origjinë nga fshati Qyshk i Pejës. Sapo kam mbaruar studimet Bachelor në Administrim Biznesi dhe tani po vazhdoj masterin në Ndërmarrësi dhe Manaxhment. Përveç masterit, punoj në Business Process Management për një kompani në industrinë automobile.

Albora.ch: Ju keni diplomuar se fundi dhe paraqitja juaj është komentuar shumë, na thuani si vendoset që të paraqiteni më veshje kombëtare?

Drin Çeku: Ideja më lindi kur pashë një artikull të një gazetë angleze për Isa Boletinin dhe delegacionin shqiptar që kishte një foto të Isës së bashku me anglezët, në foto të gjithë kanë veshur kostum përveç tij, Isa ishte në veshje kombëtare (tirqi). E gjithë kjo në fakt ishte një homazh për Isa Boletinin dhe brezin shqiptar që nuk i hoqi rrobat sepse e dinte se as të tjerët nuk do të veshin tirqi kur të vinin në Shqipëri. Në thelb, një kostum nuk është asgjë më shumë se një interpretim modern i teshave kombëtar anglez.

Albora.ch: Ju jeni komentuar dhe duartrokitur shumë për paraqitjen tuaj na tregoni sa ju bëri të lumtur kjo? Drin Çeku Sigurisht, të gjitha reagimet pozitive më bëjnë shumë të lumtur. Prisja që kjo të kishte bujë rreth universitetit, por kurrë që do të bëhej aq e madhe jashtë këtij kuadri. Isha shumë i kënaqur me të gjitha reagimet pozitive. Kush nuk gëzohet kur e bën popullin e tij krenar edhe nëse është një gjest aq i vogël.

Albora.ch: Sa jeni i lidhur më Kosovën?

Drin Çeku: Unë jam shumë i lidhur me Kosovën. Një pjesë e familjes time janë atje, vetëm babai im ka ardhur në Zvicër nga familja e tij. Përndryshe secili nga punimet e mi akademik deri më tani është fokusuar në ndonjë aspekt në ekonominë e Kosovës. Këtu në Zvicër një pjesë e madhe e miqësisë sime është nga Kosova, me të cilën flasim shqip. Jam edhe anëtar i PDK-së së Zvicrës dhe i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë. Përmes së cilëve kam edhe një lidhje me mëmëdheun.

Albora.ch: Cila është dëshira juaj për të ardhmen dhe a e shihni vetën të jetoni e veproni në Kosovë? ¨

Drin Çeku: Qëndrimi im ndaj kësaj është se, nëse qëndroj edhe 10 vjet në Zvicër, do të vazhdoj të jem i huaj, por nëse do të shkoj në Kosovë për 2-3 vjet, askush nuk do të më shikonte diçka tjetër përveç një pjesë te tyre. Unë kisha një mësues shumë të mirë që na mësoi se ne duhet të përpiqemi të bëhemi pjesë funksionale e shoqërisë dhe të bëjmë pjesën tonë që kjo shoqëri të funksionojë. Unë kisha një mësues shumë të mirë që na mësoi se ne duhet të përpiqemi të bëhemi pjesë funksionale e shoqërisë dhe të bëjmë pjesën tonë që kjo shoqëri të funksionojë. Për këtë arsye vendosa të bëj Master në Ndërmarrësi në mënyrë që të filloi diçka në Kosovë si pjesë e këtij studimi dhe të jem në gjendje të ndihmoj të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Për momentin jam në hapat e parë të themelimit të një kompanie shërbimi e cila e ka synimin t’ua lehtësojë kompanive të huaja zhvendosjen e prodhimit të tyre në Kosovë. Ky të jetë kontributi im për shoqërinë tonë.

Albora.ch: Sa e doni Zvicrën dhe cila është përshtypja jua për ketë shtet që shume shqiptarë ka të integruar?

Drin Çeku: Falë shtetit zviceran pata shumë mundësi që mund të mos i kisha pasur në vende të tjera të botës. Por si shumë shqiptarë të tjerë, edhe unë kam përjetuar shumë diskriminim këtu. Kjo është aq e zakonshme për ne, saqë as nuk e mendojmë më për të. Mendoj se shumë zviceranë do të pajtoheshin që ne jetojmë në një kafaz të artë këtu. Për të hyrë direkt në temën e integrimit. Populli i Zvicrës ka shumë atribute të cilat unë i respektoj shumë. Dhe ne shqiptarët në Zvicër jemi në pozitën e mrekullueshme që mund t’i adaptojmë lehtësisht këto gjëra që zviceranët i bëjnë më mirë se ne.

Video nga paraqitja e Drin Çekut më rastin e diplomimit

Albora.ch: Na tregoni si e priten kolegët e juaj të studimeve por edhe profesorët paraqitjen tuaj më veshje kombëtare?

Drin Çeku: Kam marrë shumë reagime pozitive nga profesorët, kolegët e mi dhe nga të ftuarit në ceremoninë e diplomimit. Shumica nuk e dinin se nga vinte kostumi dhe u befasuan këndshëm kur u thashë se ishte një kostum shqiptar. Në Lihtenshtajn ka studentë nga Zvicra, Austria dhe Gjermania, sepse këtu jemi në zonën kufitare dhe nga Lihtenshtajni kuptohet. Njerëzit këtu janë më të ndërgjegjshëm për traditën. Ata u gëzuan kur panë se edhe ne shqiptarët po e ruajmë traditën dhe kulturën tonë. Nuk kam qenë i vetmi që kam veshur kostume kombëtare, ka pasur edhe austriakë që kanë veshur kostumet e tyre. Por ata studiuan diçka ndryshe nga unë, prandaj nuk i shihni në video.

Albora.ch, A.Jahaj

Marketing