Stjuardesa 24-vjeçare që humbi jetën tragjikisht më datë 21 dhjetor në aeroportin Standsted të Londrës është Greta Dyrmishi.

Marketing

Viktima dyshohet se pësoi infarkt gjatë udhëtimit me linjën ‘Air Albania” në itinerarin nga Tirana në Londër.

Së fundmi ka ardhur edhe një reagim nga kompania Air Albania, ku sqaron se pavarësisht ndihmës së menjëhershme, Dyrmishi nuk ia doli dot.

Reagimi:

Më 21 Dhjetor, pasi zbritëm të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës, Greta Dyrmishi pësoi atak kardiak.
Edhe pas të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ne përsëri e humbëm.
Air Albania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojmë të jemi pranë tyre në këto momente të vështira.
Në respekt të Gretës dhe familjes së saj, ne vendosëm ta ndajmë lajmin me publikun në momentin më të përshtatshëm.
Ne do ta kujtojmë gjithmonë Gretën si një profesioniste të pasionuar, një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë të të gjithëve ne.
Me besimin se ajo sot gjendet mes mëshirës së Zotit, Air Albania do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë familjes.

Marketing