Luan Rudaj ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në sportin ndërkombëtar.

Marketing

Ai është Kampion Botëror në sportin e Muay Thai (i njohur edhe si Thai Boxing). Titullin e kampionit e mbrojti në vendin e origjinës së këtij sporti në Tajlandë në shkurt të këtij viti.

“NC emër të Ambasadës së Kosovës në Bernë, Ambasadori Ukelli pati kënaqësinë që t’i ndajë mirënjohje për rezultatet e arritura dhe kontributin e tij në masovizimin e sportit tek diaspora shqiptare në Zvicër” thuhet në njoftimin e ambasadës.

I lindur në Zvicër, Luan Rudaj me krenari theksoi që në Federatë ka të regjistruar edhe shtetësinë e Kosovës pasi që synon që një ndeshje për kampion bote ta zhvilloj në Kosovë.

 Sportistët si Luani janë Ambasadorët më të mirë të vendit tonë./albora.ch/

Marketing