Spanja duket se është e hapur ndaj idesë së marrëdhënieve të hapura, pasi pothuajse gjysma e spanjollëve e cilësojnë si diçka pozitive të kesh më shumë se një partner seksual në të njejtën kohë.

Marketing

Sipas një sondazhi nga Instituti spanjoll “Centro de Investigaciones Sociológicas”, mbi 47% e të anketuarve thanë se janë plotësisht plotësisht dakord me idenë e një “marrëdhënieje të hapur”.

Gjithashtu më shumë se 41% e spanjollëve thanë se nuk do ta kishin problem që partnerët e tyre të bënin seks me të tjerët jashtë marrëdhënies. Megjithatë, pavarësisht përqindjeve të mësipërme, spanjollët nuk e kanë humbur romanticitetin e tyre.

Pothuajse 70% e të anketuarve janë dakord se “dashuria e vërtetë mund t’i verbojë”, ndërsa 80% deklaruan se nëse dikush është vërtet i dashuruar me partnerin e tyre, ata do t’i qëndrojnë besnikë përgjithmonë.

Gjithashtu, pjesa dërrmuese e spanjollëve nuk i intereson aq shumë pamja e jashtme, arsimimi dhe statusi financiar i partnerit që do të dashurohen.

CIS është një organizatë qeveritare që vlerëson opinionin publik për çështjet sociologjike. Për këtë hulumtim specifik janë intervistuar 2500 qytetarë. Përveç pyetjeve për marrëdhëniet romantike, CIS gjithashtu pyeti qytetarët nëse ishin të lumtur me familjen e tyre.

Rreth 41% e vlerësuan pyetjen 10 nga 10, krahasuar me 31% që janë plotësisht të kënaqur me miqësinë e tyre dhe 37% me partnerin.

Marketing