Akademia amerikane e Arteve dhe Shkencave të Filmit, sot do të shpallë nominimet për edicionin e 94-të të çmimeve “Oscars”.
Nominimet për këto çmime, si asnjëherë më parë, me mjaft interes janë duke u pritur në Kosovë.
Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit është kandidat i Kosovës për “Oscars 2022”, në kategorinë për çimin e filmit më të mirë ndërkombëtar. “Zgjoi” është përzgjedhur në listën e ngushë prej 15 filmave në këtë kategori.
Pritjet janë që sot, “Zgjoi” të jetë në pesëshen e finalistëve për këtë çmim.
Në shkurt të 2021 “Zgjoi” mori tri çmimet kryesore në “Sundance Film Festival”./albora.ch/
Marketing
Marketing