Sllovenia mori presidenten e saj të parë femër, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve triumfoi kandidatja e pavarur Natasha Pirc Musar, e cila fitoi më shumë vota se kundërshtari Anzhe Logar, përcjell “Delo”.

Marketing

Sipas rezultateve të fundit, bazuar në 98.29 për qind të votave, Pirc Musar ka fituar 54.03 vota, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Sllovene, Logar, ka fituar 45.97 për qind, shkruan gazeta sllovene.

Logar tha se fushata ishte e vështirë dhe ai mbërriti për të uruar kundërshtarin e tij Pirc Musar.

Presidentin e ri e ka uruar edhe kryeministri i Sllovenisë Robert Golob.

“Kjo është dëshmi se qytetarët duan të jetojnë në një vend ku do të respektohen elementet themelore të demokracisë – të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit, media e pavarur, liria dhe dialogu”, tha Golob.

Marketing