Shkalla e papunësisë në Zvicër ra në 2.1 për qind në maj nga 2.3 për qind në prill, sipas Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO).

Marketing

Gjatë një viti, papunësia ra me 31.4 për qind.

Siç raporton The Local , tregu zviceran i punës po rikthehet fuqishëm nga pandemia, me mijëra kompani që reklamojnë pozicione të lira në disa sektorë.

Ndër industritë që po përjetojnë një bum janë IT, hoteleria dhe kujdesi shëndetësor. Kërkohen gjithashtu punëtorë të tjerë të kualifikuar, duke përfshirë elektricistët, marangozët dhe kopshtarët.

Marketing