Shtetasit e Shqipërisë që jetojnë në Ukrainë, nuk kanë shprehur ende interesim për t’u larguar nga ky vend, me gjithë frikën për një pushtim të mundshëm nga Rusia.

Marketing

Për pasojë, disa vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që jetojnë në Ukrainë, të largohen nga ky vend.

Numri i shtetasve shqiptarë në Ukrainë është i vogël, mund të jenë dhjetëra, diku 30 ose 40 thotë për REL Albana Qehaja, transmeton albora.ch.

Një shtetas shqiptar që, tash e tre vjet, jeton në këtë vend të Evropës Lindore, është Devis Xama.

34-vjeçari thotë se, tash për tash, nuk ndihet i rrezikuar, andaj nuk mendon të kthehet.

Edhe në Lviv, është edhe Mariglen Kadiasi, 30 vjeç, i cili thot se me dëshirën e tij dhe të bashkëshortes nuk do të largoheshin, por shton se kjo mund të ndryshojë nëse situata përkeqësohet./albora.ch/

Marketing