Një grua shqiptare ishte vënë nën shënjestrën e policisë, pasi kishte shkuar në dyqanin kryesor të “Rolex” për ta riparuar orën e saj me vlerë 85 mijë euro.

Marketing

Grekët së bashku me Europolin, po e hetojnë rastin se si ora luksoze ka rënë në duart e shqiptares. Nga hetimet paraprake zbulohet se ajo ishte vjedhur më 13 nëntor 2017 nga një argjendari në Kopenhagë nga grupi kriminal i vjedhjeve të bizhuterive të shtrenjta “Pink Panther”.

Tre anëtarët e bandës ndërkombëtare hynë në dyqanin në kryeqytetin e Danimarkës dhe nën kërcënimin e armëve dhe arritën që t’i grabisin 50 orë luksoze.

Sipas raportimit të mediave greke shkruan se ora e konfiskuar i është dorëzuar autoriteteve daneze, ndërkohë që hetimet nga Departamenti i Krimeve të Pronës pranë Drejtorisë së Sigurimit të Atikës po vazhdojnë./albora.ch/

Marketing