Akt i rëndë i një të riu shqiptar i cili tentoi të përdhunojë një ukrainase në një klub nate.

Marketing

Media italiane raporton se ngjarja ndodhi në një klub nate në Ponte Buggianese. 24-vjeçari shqiptar e kapi për krahu ukrainasen dhe e futi me forcë në tualetin e meshkujve duke e mbajtur të mbyllur.

Më pas ai tentoi ta përdhunonte por hoqi dorë vetëm kur 28-vjeçarja ukrainase, banuese në qytet, e bindi se do të ishte më mirë nëse do të shkonin në një vend më intim për ata.

Por ajo u arratis dhe denoncoi menjëherë të riun shqiptar i cili tani ndodhet në burg me akuzën e sulmit seksual, plagosjes dhe rrëmbimit./albora.ch/

Marketing