Aksidenti automobilistik që ndodhi të dielën në rrugën e Kavajës, ku një 37-vjeçar mori përpara çiftin me gjithë foshnjën 3-muajshe në vijat e bardha, i tronditi sërish shqiptarët. Jeta e tyre nuk është e sigurt as në trotuar tashmë, jo më në vijat e bardha, ku dikush i dehur apo droguar kalon cdo cak e limit rrugor në timon.

Marketing

Policia e shtetit ka intensifikuar gjobat për shklësit e rregullave të qarkullimit rrugor, por a mjafton kjo për të parandaluar aksidente fatale nga më të pabesueshmet? Deri tani, realiteti ka treguar se jo.

Po si veprohet jashtë vendit. Ergys Luga, trajner shqiptar futbolli që stërvit në Kinë, ka sjellë rastin e tij, se si e kanë ndëshkuar atje jo me gjobë, por diçka tjetër.

“Jashte futbollit! Pse ketu ku jam une numri aksidenteve rrugore eshte teper i ulet?! Kjo foto eshte e veres qe kaloi. Ne fakt u ndalova pa kokore, kur po nisja motorin dhe ne vend te gjobes me vendosen kete shiritin e me mbajten 20 minuta me pankarten ne dore, ne te cilen shkruhet: Zbato rregullat e qarkullimit, mos hy me semaror te kuq, vendos kokoren ose rripin e sigurimit. Policia e shtetit ne bashkpunim me Bashkine e Guangzhou ne çdo kryqezim vendos vullnetare, duke iu dhene imunitet per te ndaluar personat qe shkelin rregullat e qarkullimit. Ne fillim m’u duk qesharake, por kur po degjoja te tjeret, ankoheshin per kohen e harxhuar, sepse dikush mund te kishte pune personale, dikush nxitonte per ne pune, probleme te tjera.A mundet qe dikush ne Shqiperi t’i bindet urdherit te nje vullnetari, i cili ndihmon per ndergjegjesim? A mund te qendroje nje shqiptar ne Shqiperi me pankarte ne dore? Pra, duhet te jete çeshtje mentaliteti dhe kulture edhe ngarja e makines.I uroj sherim te shpejte ish-profesorit tim Arjan Konomi dhe familjes se tij!” tha ai./albora.ch/

Marketing