Faruk Neziri është një nga shefat e kuzhinës më të suksesshëm në Itali. Ai ka fituar shumë çmime në kulinari. Madje ka hapur edhe restorantin e tij në Itali dhe më herët ka pasur dhe një në Austri.

Marketing

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Faruku ka treguar historinë e tij, se si ka mësuar gatimin, pse e mbylle restorantin në Austri dhe suksesin e arritur gjatë gjithë këtyre viteve.

“Unë jam gjenerata e tretë e familjes që jam marr me gatim në Jugosllavi. Kështu që vajza ime futet në brezin e katërt që e vazhdon dinastinë e kulinarisë.

Unë dhash dorëheqje në fillim të janarir 2019. Qëllimi ishte të kthehesha në Itali, edhe pse kishte lëvizje internacionale, ishte pak i kushtueshëm nga ana ime. Edhe fëmijët e mi donin të riktheheshin për të jetuar në Itali dhe kështu vendosëm.

Ne të Ballkanit e kemi pak si traditë këtë, prenotojmë në momentin e fundit. Unë besoj që pasioni dhe dashuria e punës që bën unë besoj që ne shqiptarët jemi të etur për famë për sukses. Jo vetëm në Itali, po shqiptarët në botë për 30 vite kanë bërë hapa gjigante. Mua kjo uri për sukses më ka shtyrë edhe më shumë dashurinë për punën time”, u shpreh ai.

Marketing