Bajram Sopi 65 vjeçar, Sursse, Kantoni Luzern- Zvicër

Marketing

Një personazh unik më stil të veçantë dhe mjaft i sinqertë në bisedë, është Bajram Sopi I cili jeton në Zvicër Sursse Kantoni Luzern në një shtëpi më oborr të mahnitshëm dhe gjithçka brenda tij.

Shqiptari interesant që në Zvicër jeton prej vitit 1978 njihet për stilin e veçantë të tij por edhe të jetës, ai benë jetë qejfi e luksi dhe lahet në gjakuzi në ditë dimri kur të gjithë mërdhinë nga i ftohti.

Bajram Sopi

Bajram Sopi i cili është nga Kamenica e Kosovës jeton në kantonin e Luzernit posedon dy shtëpi të mëdha aty deri njërën nga shtëpitë e ka të lëshuar më qera kurse në shtëpinë tjetër e benë jetën si mos më mirë dhe të gjitha kafshët e shpezët që I mban vetëm për dëshirë.

“Ka vite që kam ketë oborr dhe ketë shtëpi dhe që nga ajo kohë kam filluar të kem një lloj kopshti dhe të mbaj peshqi, iriqa por edhe shpezë të tjera dhe kafshë. I mbaj nga dëshira sepse nuk i mbaj që të ushqehet prej tyre sepse e kam një lidhje të jashtëzakonshme më ta të gjithë e sidomos më peshqit” ka thënë për Albora.ch, Bajram Sopi një shqiptar që jeton e vepron në Zvicër që nga viti 1978.

Bajram Sopi dhe Altin Marku

Në një shtëpi të madhe e të bukur më një oborr të mrekullueshëm Bajram Sopi ka pëllumba, pula, dhi, iriqa, dhe peshqi. Një lidhje të fortë mban më peshqit dhe shihet se ai është person unik dhe benë një far lloj komunikimi më ta, derisa peshqit vetë I afrohen të dora pa u munduar fare ti zë.

“Katër javë mu kanë dashur ti zbus peshqit dhe më pas prej dorës teme e kanë marr kokrrën e kallamboqit, lloj i peshkut është si te ne i kemi than peshku sharan, i mbaj më shumë për dëshirë e kujdes sepse kur dua të ha peshk shkoj blej dhe nuk i zë peshqit e mi sepse nuk mundem ashtu derisa atëherë të luaj e të kënaqem me ta e në fund ti përgatis për ti hëngër.

65 vjeçari nuk është një vegjetarian por e kupton mire rëndësinë e të ushqyerit dhe mundohet ti ruaj lidhjet që ka më kafshët apo shpezët.

Në oborrin e tij i cili është i një rëndësie të veçantë ka pemë nga më të ndryshmet, arra, morra po edhe qershia për të cilat kujdeset mirë dhe se të gjitha i ka nga kopshti i tij.

Derisa ishte mysafir në emisionin “Fol shqip show” ai në program kishte dërguar arra të fresta dhe pemë të tjera në shenjë falënderimi apo kulture sikur shqiptarët që kur shkojnë mysafir diku dërgojnë diçka për të ngrenë.

Njeriu më një stil të veçantë e tejet unik, më një kapele kaubojsh ishte paraqitur në emision më një kollare që bie në sy që kishte figurën e të madhes Merly Monro-s gjë që e bënte edhe më unik stilin e tij prej kontroversi dhe më mjekrën që e benë edhe me të veçantë dukjen e tij.

“Në vitin 1978 kam ardh në Zvicër , atëherë ka qenë koha ndryshe dhe zviceranët na kanë trajtuar ndryshe. Diku në vitet e 90-ta ndryshuan gjerat në Zvicër dhe filluan të vine më shumë sepse herët Zviceranët na kanë respektuar shumë dhe normal në atë kohë si jugosllav por që më vonë nuk duket kështu.

Shikoni një video të veçantë të Bajram Sopit:

Shtëpinë e kam blerë në vitin 2003 dhe është shumë e madhe dhe një shtëpi tjetër e ka lëshuar më qera. Jemi shtatë anëtarë të familjes.

Në Zvicër fillimi ka qenë i vështirë, interesin me të madh e kam pasur në fillim ta mësoj gjuhën. Për katër muaj kam mësuar gjuhën për komunikim” ka shpjeguar më tej i veçantë Bajram Sopi.

Bajram Sopi

Si njëri I ndershëm në Zvicër ai asnjëherë nuk ka shkaktuar asnjë problem të vetëm për të cilin do ti shkonte policia të shtëpia.

Komshinjtë e Bajramit  të gjithë janë zviceranë dhe gjithmonë i japin komente pozitive, jo asnjëherë nuk I ka penguar a diçka ata përkundrazi e shohin ketë më kënaqësi dhe si diçka shumë të bukur.

Albora.ch

Marketing