Ndër vite, nuk kanë qenë të pakta rastet e historive të suksesit nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të globit, madje nuk harrojnë të përmendin edhe origjinën e tyre.

Marketing

Edhe këtë vit, nuk munguan historitë e suksesit të shqiptarëve nëpër botë, në fusha të ndryshme si në politikë, biznes, art, sport etj., të cilat më poshtë i rendisim si rastet që na bënë të ndihemi krenarë…!

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

Anita Likmeta është shqiptarja nga Italia e cila renditet si një nga 50 gratë më të fuqishme italiane në Europë, në fusha të ndryshme të shkencës dhe inovacionit. Gjithashtu Anita renditet si një nga 150 gratë më të fuqishme në Itali në inovacion.

Ajo thotë se përpos Italisë, planifikon të investojë dhe në Shqipëri.

Afërdita Suka, shqiptarja që zgjidhet deputete në Gjermani

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

Afërdita Suka, e cila garoi me Partinë e Gjelbër në Landin e Berlinit, është deputetja e parë shqiptare në Bundestagun gjerman. Suka, me origjinë nga Kosova, është angazhuar në Gjermani në mbështetje të emigrantëve prej vitesh dhe është vlerësuar më një sërë çmimesh të ndryshme. Edhe pse garoi në një lagje të banuar nga shumë pak shqiptarë, mbështetja për të qe jashtëzakonisht e madhe.

Shqiptarja pjesë e kompanisë “Meta”

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

Plarenta Deshishku është pjesë e kompanisë “Meta”. Ajo punon në departamentin e “Global Operations” në “Facebook”.

Deshishku është një profesioniste me origjinë shqiptare dhe jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Dublin, Irlandë.

Ajo është diplomuar për Administrim Biznes dhe Menaxhim të Përgjithshëm në “ESCP Business School”, kurse studimet pasuniversitare i ka ndjekur në “Trinity College Dublin”.

Deshishku, edhe pse në një moshë të re, ka tashmë një karrierë të mbushur me trajnime, specializime dhe eksperienca të ndryshme pune.

Nga muaji korrik 2021 ajo është bërë pjesë e departamentit të “Global Operations” në rrjetin social Facebook, si “Market Specialist”.

Shqiptarja nominohet për çmimin prestigjioz në SHBA

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

Shqiptarja Greta Bajrami u rendit këtë vit mes pesë kandidatëve për çmimin Female Roofing Professional nga kompania Beacon në Virginia të SHBA-ve.

Si administratore dhe themeluese e Golden Group Roofing në Ëestborough, Bajrami është mjaft e njohur në MetroËest.

Në 2017 ajo ka qenë në revistën “Worcester Business Journal” në listën e “40 nën 40 vjeç”. Greta ka emigruar nga Shqipëria kur ka qenë e re dhe ka hyrë një dekadë më parë në tregun e industrisë së mbulimit (çative).

Shqiptarja zgjidhet anëtare e Kryesisë së Qarkut të SPD Hamburg Mitte në Gjermani

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

Erida Zarka prej vitesh jeton dhe punon në Hamburg, Gjermani. Sot ajo është zgjedhur anëtare e Kryesisë së Qarkut të SPD Hamburg Mitte ku do të përfaqësojë Organizatën e gruas Social Demokrate (ASF)  dhe distriktin Veddel.

Shqiptarja “pushton” ballinën e revistës “Forbes”

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

Revista “Forbes” ofroi një pasqyrë se si të ndërtoni dhe të shkallëzoni një biznes si një sipërmarrëse me Anaida Detin.

Ajo është themeluese dhe Drejtore Ekzekutive e DentalX, një grua fituese e çmimeve që zotëronte dhe operonte praktikë dentare në Kanada.

Vlen të theksohet se ajo emigroi në Kanada nga Shqipëria, duke u bërë profil suksesi. Me punën e palodhshme, përkushtimin, vendosmërinë dhe mbështetjen e familjes së saj, Deti mundi të hapë klinikën e saj dentare dhe të arrijë shume suksese në këtë fushë.

 Amerikë: Shqiptarja vlerësohet me çmimin “Inxhinieri Civil i Ri i Vitit”

Histori suksesi nëpër botë, shqiptarët që na

Irsila Shkurti është profesionistja shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila u vlerësuar me çmimin “Inxhinieri Civil i Ri i Vitit” për vitin 2021. Ky çmim i rëndësishëm erdhi nga Shoqëria Amerikane e Inxhinierëve Civilë (ASCE). Vlen të theksohet se Irsila ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Industrinë e Inxhinierisë Civile, transmeton Albora.ch

Marketing