Greva e sindikatave në Britaninë e Madhe ka paralizuar arsimin , transportin dhe shërbimet qeveritare. Punonjësit braktisen institucionet dhe vërshuan nëpër rrugët e vendit me kërkesën për rritje pagash pas goditjes nga inflacioni.

Marketing

Britania është përfshirë nga nje greve kombetare te permarsave te papara qe prej nje dekade.

Qindra mijëra persona, përfshirë mësues, nëpunës civilë apo punëtorë hekurudhash kërkojnë rritje pagash pas rritjes së lartë të cmimeve.

Protestat e thirrura nga sindikatat kanë paralizuar arsimin .

Të paktën 7 milionë fëmijë kanë mbetur pa mësim dhe 124 departamente qeveritare pa shërbim.

Mësuesit në Angli dhe Wells përvec 1 Shkurtit, kanë paralajmëruar grevë edhe më 15 dhe 16 mars. Grevës iu bashkuan edhe infermierë, zjarrfikës, mami, shoferë ambulancash dhe punonjës të postës, të cilët kanë gjetur edhe mbështetje të shoqërisë civile.

Deri tani qeveria e Rishi Sunak i ka cilësuar të paarsyeshme kërkesat,megjithatë ka reaguar për të ofruar financime, por që janë cilësuar të pamjaftueshme nga sindikatat te cilat krahas pagës kërkojnë edhe kushte më të mira dhe siguri në punë.

Pas kërcënimit të punonjëse, ashtu si Franca, dhe Britania po përpiqet të marrë masa, duke planifikuar edhe ndryshime në ligj.

Shpërthejnë grevat në Angli: Nëpunësit civilë,
Marketing