Dhjetëra media të njohura gjermane raportojnë për një lajm që ka habitur jo vetëm policinë e këtij vendi.

Marketing

Shoferi i një autobusi të linjës Shqipëri-Gjermani ka udhëtuar pa pushim nga Vlora në drejtim të Hamburgut. Kur u ndalua nga policia në qytetin e Koburgut, u vu re se shoferi nuk kishte bërë pushim për rreth 1800 kilometra. Distanca nga Vlora deri në Hamburg është rreth 2300 kilometra.

Specialistët e trafikut bënë një kontroll në mjet, ku arritën në përfundimin befasues. Sipas tyre, kjo do të thotë të luash bixhoz me jetën e njerëzve, transmeton albora.ch.

Në autobus ishin 25 pasagjerë, mes tyre gra e fëmijë, përfshi familje të tëra me fëmije të vegjël. Përveç kësaj, në autobus ishte edhe një i kërkuar nga prokuroria për qëndrim të paligjshëm.

Pas një ndalese prej disa orësh, autobusi u nis sërish drejt Hamburgut, ndërkohë që pritet të vendoset një gjobë e lartë.

Sipas rregullores, një shofer mund të qëndrojë në timon për maksimumi 9 orë në ditë. Pas katër orësh e gjysmë, ai duhet të bëjë 45 minuta pushim./albora.ch/

Marketing