Ylli shqiptar me pasaportë zvicerane Granit Xhaka do të dal para drejtësisë për shkak të thyerjes së rregullave të komunikacionit.

Marketing

Xhaka po akuzohet se nuk ju ka treguar policëve se kush po e ngiste makinën e tij kur ajo u kap në shpejtësi prej 80 kilometra në orë.

Vetura e tipit Mercedes-AMG G63, u xhirua nga një kamerë shpejtësie në një zonë ku maksimumi i shpejtësisë së lejuar ishte 50 km/h, dhe kur u kontaktua nga Policia Jugore e Uellsit, përfaqësuesi zviceran kishte refuzuar të tregonte se kush po voziste në atë rast.

Mbetet të shihet se cili do të jetë dënimi që do ta marrë futbollisti prishtinas, i cili është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016, ku ishte transferuar nga Borussia Monchengladbachu.

Marketing