Një urë e vjetër në shtetin perëndimor të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia, u rrëzua të dielën pranë Wilnsdorf.

Marketing

Ura ishte e gjatë 485 metra dhe 70 metra e lartë, raporton The Guardian – transmeton Albora.ch.

Ura e vjetër 55-vjeçare pranë kufirit shtetëror Hessian, u shemb ashtu siç ishte planifikuar në orën 11:00 me ndihmën e 120 kilogramëve eksploziv, të cilët ishin vendosur në 1850 gropa.

Kjo është hera e parë që prishet një urë autstrade kaq e lartë, sipas operatorit qeveritar të infrastrukturës, Autobahn GmbH.

Siç thuhet më tej, 16 shtyllat e urës ranë në tokë së bashku me sipërfaqen e saj.

Marketing