Policia spanjolla ka shkatërruar një organizatë kriminale me bazë në Benidorm, që merrej me kultivimin e marijuanës në provincën e Alicante dhe më pas shpërndahej në të gjithë Europën, sipas mediave spanjolle.

Marketing

13 persona anëtarë të kësaj bande janë arrestuar, prej të cilëve 10 ishin burra dhe 3 gra.

12 prej tyre ishin me shqiptarë dhe një spanjolle. Në kontrollet e kryera u sekuestruan 1490 bimë narkotike, 350 gramë sytha marihuane, 7000 euro cash, tre automjete të përdorura nga të arrestuarit për transportin e drogës, mes të cilëve një kamion i vogël, një jet ski dhe mjete të shumta për kultivimin dhe trajtimin e këtyre lëndëve narkotike.

Hetimi policor nisi si rezultat i informacioneve të ndryshme që grupi hetimor trajtonte për ekzistencën e një grupi kriminal me qendër në provincën e Alicante-s dhe më konkretisht në qytetin Benidorm dhe rrethinat e tij, ku organizata kultivonte marijuanë për shpërndarje të mëvonshme në nivel europian.

Po ashtu është marrë informacion dhe nga një prej kompanive të shpërndarjes së energjisë elektrike që bashkëpunon ngushtë me Forcat dhe Organet e Sigurisë së Shtetit për zbulimin e mashtrimeve në furnizimin me energji elektrike.

Informacioni i dhënë nga kompania elektrike tregonte konsum të madh të energjisë elektrike me humbje në rrjet nga ndërtesa dhe shtëpi të ndryshme industriale në qytetin e Benidorm të Alicante.

Për këtë arsye, agjentët nisën një hetim për zbardhjen e këtij konsumi të tepruar që në përgjithësi tenton të zbulojë instalime elektrike mashtruese ose të paligjshme që furnizojnë me energji elektrike kulturat e marijuanës në ambiente të mbyllura, siç u zbulua më vonë nga hetimi.

U verifikua se kultivimi i kanabisit nga ky grup bëhej në banesa dhe disa magazina të ndryshme industriale të vendosura në qytetet Benidorm, La Nucía, El Albir dhe Almoradí.

Ndërkohë, moshat e të arrestuarve janë nga 18 deri në 51 vjeç. Tashmë të arrestuarit ndodhen në paraburgim.

Marketing