Një mërgimtar që ishte nisur nga Austria për në Kosovë iu është bllokuar rruga në Kurshumli, aty serbët vendosen barrikada.

Marketing

Mërgimtari A.Z (emër i njohur) ka thënë se barrikaduesit kanë gjuajtur edhe me shok-bomba, teksa shtoi se bllokimi i rrugës u bë në prezencë të policisë.

“Shumica e shqiptarëve atje kanë qenë të bllokuar. Na kanë bllokuar rrugën me traktor dhe me disa kerre. Kanë gjuajtur shok-bomba. Policia ka qenë prezente aty kur na kanë bllokuar rrugën”, është shprehur ai.

Tutje, ai shtoi se ishte kthyer për në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë thirrje që të përdoren pikëkalime kufitare të tjera, pasi ai në Merdare tashmë është i bllokuar.

Marketing