Është momenti më i mirë për të blerë makinë dhe më i keq për ta vënë në përdorim. Çmimi i mjeteve të transportit ka rënë këtë vit deri në 3% në muajin korrik, ndryshe nga pjesa tjetër e mallrave në treg.

Marketing

Arsyet lidhen me rënien e kërkesës, ku vetëm në 6 mujorin e parë në gjithë Europën janë shitur 15% më pak makina se vitin e kaluar.

Rritja e cmimit të karburanteve, mirëmbajtja e makinës, pa përfshirë këtu produktet ushqimore dhe shpenzimet e tjera kanë sjellë një situatë të ngjashme edhe në tregun Shqiptar.

Prodhuesit e makinave tregojnë se në 6 mujorin e parë kanë reduktuar numrin e mjeteve që kanë nxjerrë në shitje, ku përjashtim bëjnë vetëm Honda dhe Hyndai.

Situatë e ngjashme në tregun e makinave u regjistrua edhe në vitin 2020, ndërsa përpos kërkesë-ofertës, ndikim në rënien e prodhimit dhe shitjeve e makinave me lëndë djegëse ka dhënë edhe konkurrenca e makinave elektrike, të cilat në tregun shqiptar përbëjnë vetëm 1 % të totalit.

Marketing