Rusia hakmerret ndaj Shqipërisë duke i bombarduar konsullatën e saj në Ukrainë.

Sipas informacioneve zyrtare konsullata e nderit e Shqipërisë në Kharkiv është shkatërruar nga bombardimet ruse, tha Ministria e Jashtme në një njoftim në rrjetet sociale.

“Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Marketing

Ministria e Jashtme veç këtij postimi nuk dha informacion nëse nga prishja e godinës ka pasur viktima, ose të lënduar, por publikoi disa foto nga vendi i ngjarjes.

Shqipëria është rreshtuar në krahun e shteteve që e dënojnë agresionin rus në Ukrainë dhe ka vendosur sanksione kundër Moskës./albora.ch/

Marketing