Varianti Omicron i koronavirusit ka nxitur numrin më të lartë të infeksioneve të reja ditore në Kroaci që nga fillimi i pandemisë.

Marketing

Gjithsej 8587 raste u konfirmuan në 24 orët e fundit atje, që përbën 50% ngritje që nga java e kaluar, ka thënë kryeministri Andrej Penkoviq.

“Numrat tregojnë se Omicroni po përhapet, e dimë se është një variant shumë ngjitës që është prezent këtu”, ka thënë ai.

Plankoviq ka thënë se autoritetet do të monitorojnë situatën dhe do të diskutojnë për shtrëngim të masave gjatë ditëve në vijim. Shtoi se rreth 63% e të rriturve të popullsisë me 4.2 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht, raporton AP.

Rritje e rasteve me COVID-19 është raportuar edhe në shtetet tjera ballkanike, pas festave të fundvitit. /albora.ch/

Marketing