Hazir Sopi 92 vjeçar nga Kamenica, ka kaluar pothuajse gjysmën e jetës se tij në Zvicër dhe për këtë ndjehet shumë i lumtur.

Marketing
Hazir Sopi

I moshuari që pothuajse ka berë gati një shekull jetë, duket në formë dhe se jetën që ai e ka berë në shtetin zviceran e ka mbajtur të shëndoshë por edhe më një shendet të mirë.

Emisioni për diasporë “Fol shqip show” ishte pë vizitë në shtepinë e tij dhe në detaje ka rrëfyer plaku 92 vjeçar për jetën dhe mundesitë qia ia dha Zvicra derisa edhe ai e quan vetën më fat por edhe njeri punëtor pasi gjithmonë e kishte dashur punën.

Hazir Sopi dhe Altin Marku

“Ka ndoshta 44 vite që kam ardhur për jetësë në Zvicër dhe pothaujse me duket gjithë jetën e kam kaluar këtu.

Kaq shumë vite jetesë në Zvicër dhe asnjeherë nuk e kam pasur ndonjë problem të vetëm më dikë, e kam dashur punën shumë. Gjithë jetën kam punuar në ndertimtari dhe gjithemonë kam qenë i lumtur që kam punuar, sepse puna na mbanë gjallë” ka thenë para kamerës se emisionit “Fol Shqip Show” Hazir Sopi.

Ai më pas nuk ka lenë pa përmendur edhe vëndlindjen e tij Kosovën, për të cilë thotë se gjithmonë e ka dashur ani pse ka jetuar larg saj.

“Kosovën e kam dashur dhe e dua shumë por atje kam deshirë të shkoj dhe atje të vdes sepse është vendlindja, vendi ku kam lind e jam rrit, ku kam të parët tanë.

Hazir Sopi 92 vjeçar

Më një kujtesë të hatashme për jetën dhe punën ai ka rrefyer se si mendon se është plakur asni pse nuk ndjenë asnjë dhimbje në trup.

“Pleqeria ka ardh por unë ndihem mire dhe skam dhimbje apo problem diçka më shendet ani pse pleqëria ka ardh. Por asgjë nuk e shoh më syrin e plakut.

Për Zvicrën nuk mund të flas asnjë fjalë të vetme të keqe sepse nuk e meriton Zvicra e as zviceranët. Janë popull I rregullt dhe e duan jetën e punën. Zvicra na ka jepë mundësi të shumëta për më punu andaj edhe për ketë jeta ndoshta ka qenë më e lehtë dhe nuk e kemi berë jetën që bëhej në Kosovë e që ishte një varferi e madhe.

Një mesazh për gjithë rininë kosovare që mos të largohen nga Kosova, të vendosin të jetojnë atje përkunder të gjithave dhe ta duan Kosoven më shumë se gjithëçka tjetër.

“Mos e lëshoni Kosovën, duajeni shumë” ka qenë mesazhi nga Hazir Sopi 92 vjeçari në Zvicër.

92 vjeçari ka vetëm një ëndërr që dhe njëherë të kthehet në vendlindje të të kaloj një natë. Ai po ashtu mendon që të prehet në vendlindjen e tij.

Bajram Sopi me babain Hazir Sopi

Ndryshe është edhe babai I Bajram Sopi I cili njihet si kauboj Kosovar në Zvicër për jetën ndryshe dhe oborrin fantastik që posedon.

Albora.ch

Marketing